• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Art & Kulturë Të gjitha

    Fevziu i pakonkurrueshëm as nga recetat e mira e të shijshme të Arbanës


    Blendi Fevziu dhe Arbana Osmani nuk kanë konkurruar për audiencë televizive këto ditë, por për shitje librash dhe dhënie autografësh. Kushdo që ka vizituar Panairin e Librit këto ditë ka mundur të vërë re radhë të gjata lexuesish.

    “Arbana po bën namin” ka qenë shprehja që qarkullonte mes stendash dhe është e vërtetë, siç duket edhe nga fotot tek stenda e Arbanës ka shumë njerëz.

    Gjate ditës nuk para ka njerëz para stendës, pasi mesa duket preferojnë të blejnë libra vetëm kur është Arbana aty e cila veç autografit i përcjell me ndonjë ëmbëlsirë të vogël të gjithë, dhe ndonjë selfie të qeshur.

    Foto paradite nga stenda e Arbanës

    Foto pasdite nga stenda e Arbanës

    Kurse tek stenda e Uet Press, ku gjendet dhe botimi i Fevziut “Tirona e Nonës” ky grumbull njerëzish është dhe në mëngjes edhe pasdite: Fevziu i palodhur qëndron mbi tre orë, nga dy herë në ditë dhe i përcjell të gjithë me kujtimet e familjes së tij dhe të Tiranës. Duke i mundur në numër lexuesish “Recetat për 5” minuta. / Tiranapost.al. 

    Foto nga stenda e Fevziut, paradite 

    Foto nga stenda e Fevziut paradite 

    Foto nga stenda e Fevizut pasdite 

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post