Aktualitet

Festë në Britaninë e Madhe, lind një gorillë

Një gorillë e re ka ardhur në jetë në një kopsht zoologjik në Britaninë e Madhe. Mjekët tregojnë se kjo është ngjarje e madhe, ndaj dhe e kanë pritur këtë me një atmosferë feste.

Foshnja, e cila ende nuk ka një emër, ka lindur dje në mëngjes herët nga mamaja Touni dhe babai Jock,  udhëheqësi i argjendtë i një familjeje në kopshtin zoologjik të Bristol-it.

“Fëmija duket i fortë dhe mamaja po tregon shumë vëmendje ndaj tij.

Shtëpia e Gorillës është e mbyllur për të lejuar Tounin që të pushojë në heshtje dhe të krijojë afërsi me foshnjën e saj të re.”- tha drejtori i kopshtit zoologjik

Foshnja është gorilla e 8 në trupën e kopshtit zoologjik. Një tjetër, i quajtur Afia, lindi nga operacion çezarian, në Shkurt të vitit të kaluar.

Gorillat e ultësirave perëndimore gjenden në Kongo, Republikën e Afrikës Qendrore, Kamerun dhe Gabon. Numri i tyre ka rënë 60% në 25 vitet e fundit për shkak të gjuetisë dhe sëmundjeve.