Kryesore My Tirana Te gjitha

Festa zhvendoset sot tek Pazari i Ri. Do të ketë shumë dhurata


Dje u ndezën dritat e Pemës në Sheshin Skënderbej, ndërsa sot festa do të zhvendoset tek Pazari i Ri. Si asnjëherë më parë këtë vit do të ketë disa vende ku mund të kaloni ditët e festave me miqtë dhe të afërmit tuaj.

Pasditen e sotme do të ndizen dritat e Pemës së Vitit të Ri tek Pazari i Ri. Mos mungoni sepse do të jetë diçka shumë e bukur. Do të ketë më shumë tezga, veç fruta-perimeve dhe ushqimeve, ka edhe vende ku mund të blihen dekoracione dhe dhurata të bukura për festat e fundvitit.

Edhe mos harroni, është periudha më e bukur e vitit, kështu që kaloni bukur dhe falni sa më shumë dashuri./ E.D/ Copyright Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *