Aktualitet

Festa e Pashkëve, edhe Kosova nën blind pas alarmit për sulm

Një person është arrestuar për nxitje sulmesh terroriste që mendohet se i ka shprehur disi përmes mediave sociale. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pejës këtë mëngjes dhe sipas televiozionit TV Dukagjini, ai njihet si Rakip Abdyli nga Opoja.

Arrestimi i tij u bë pas paralajmërimeve që bëri Ambasada Amerikane në Prishtine për shtatasit amerikanë që jetojnë në Kosovë, që të kenë kujdes gjatë festës së Pashkëve, duket se frika nga ISIS në të tilla festa ka frikësuar të gjithë, pasi edhe Roma dhe Tirana janë blinduar për shkak të rrezikut të ndonjë sulmi terrorist.

Në njoftimin e Ambasadës amerikanë thuhet se  terroristët në rajon janë përpjekur më herët që të sulmojnë objekte të vendeve të shenjta, si kasha apo vende kulti si sheshe, stadiume, skena koncerti, me pak fjalë në vende k u mblidhen turma njerëzit.

Njoftimi i Ambasadës amerikanë shoqërohet me udhëzime në rast të ndonjë sulmi terrorist në Kosovë. Në lidhje me situatën, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa mblodhi Këshillin e Sigurisë, ndërkohë që mediat citojnë zyrtarë të lartë të policisë të cilët janë në gatishmëri dhe i kanë marrë seriozisht paralajmërimet për sulme terroriste.

Agjencia “Kosova Press” ndërkohë ka shkruar se Policia e Kosovës, të cilët ishin pushim u është kërkuar që të kthehen  dhe orari do jetë 12 orë orë nga 8 orë që do jetë zakonisht.