• Shqip
  • English
  • E shtunë, 14 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tv/Media

    Fëmijët që iu këndojnë gjyshërve! Monika Lubonja vijon traditën


    Janë rikthyer sërish fëmijët në Tv Klan. Regjisorja Edlira Baholli dhe producentja Monika Lubonja tashmë e kanë kthyer në traditë prodhimin e videoklipit për urimin e festave për të gjithë shqiptarët. Këtë vit tema e videoklipit është familja dhe dashuria për të, e kryesisht për gjyshërit e dashur. Nipërit e mbesat e klipit tonë bëjnë ç’është e mundur që familja të bashkohet në ditët e festave. Monika Lubonja tregon se nuk i ndahet zemra nga projektet me femijë.

    Ky videoklip vjen me pjesëmarrjen speciale të profesorit të njohur Robert Radoja dhe aktores Marilda Furrxhi në rolin e gjyshërve. Nën tingujt festivë të kompozitorit Adrian Hila dhe tekstit në bashkëpunim të tij dhe këngëtares Rovena Dilo.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post