• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Fëmijët dhe seksi? Mamatë e famshme nuk kanë tabu


    Shumica e nënave, kur fëmijët e tyre fillojnë të bëjnë pyetjet e para në lidhje me seksin, ngrijnë në vend. Por shumë mama të famshme, përballen me këtë temë pa siklet. Kampionia e mamave që flasin hapur për seksin me fëmijët është Gwyneth Paltrow.

    Aktorja publikoi një libër në maj të vitit 2018, “The Sex Issue”, për të cilin thotë se ka shkruar sidomos me fëmijët e saj Apple, 15 vjeç dhe Mose, 13: “Tmerrohem kur mendoj që mund të mësojnë për seksin nga insterneti”. Libri i saj me lodra seksuale dhe fantazitë e shtratit nuk duket shumë i përshtatshëm për adoleshentët, por frika e Paltrow është e njëjtë si për të gjithë prindërit.

    Dhe shumë nëna VIP janë të bindura, ashtu si aktorja, se edukimi seksual i fëmijëve të tyre nuk mund të kalojë nga rrjeti dhe as nga përrallat për zogjtë dhe bletët.

    Kjo është arsyeja pse Emma Thompson, në 2013-ën, shkroi një “manual të seksit” për vajzën e saj Gaia, 13 vjeç në atë kohë: “Lloji i informacionit seksual në dispozicion të të rinjve është i tmerrshëm, djem dhe vajza që shikojnë pornografi, djem që u tregojnë video porno vajzave në celular”, shpjegoi aktorja britanike.

    “Unë jam në një gjendje ankthi të vazhdueshëm, kështu që i shkrova një manual vajzës time për të shpjeguar lidhjen midis seksit dhe emocioneve. I thashë: “Ndonjëherë mund të ndjesh nxitje seksuale që nuk i ndjen në zemrën tënde. Nëse dëgjon se çfarë po ndodh në sferën emocionale, jeta jote seksuale do të jetë e sigurt”.

    Antonia Liskova ka një vajzë adoleshente 14-vjeçare Liliana, me ish-burrin e saj, Luca Ferrarese. “Vajza ime është në një moshë që më shqetëson pak: bota e sotme është për të gjithë vetëm një klik dhe ju hap një univers të panjohur”, tha aktorja me origjinë sllovake. Zgjidhja për ta mbrojtur atë nga rreziku? “Mundohem të flas me të për gjithçka: seksin, cigaren, djemtë dhe sëmundjet”.

    Edhe Monica Bellucci është e bindur që temat erotike në shtëpi nuk duhet të jenë një tabu, dhe në fakt ajo filloi të flasë për seks me vajzën e saj Deva kur ishte “katër vjeç”.

    Sipas Angelina Jolie, fëmijëve u duhet shpjeguar edhe dhuna seksuale: “Sepse seksi është kënaqësi, por ai mund të shndërrohet në një instrument fuqie dhe dhune. Dhe heshtja do të thotë të bëhesh bashkëpunëtor”.

    Jada Pinkett Smith, gruaja e Will Smith, me Willow 18-vjeçare shkon më tej. Gjatë një episodi të serisë televizive në Facebook “Red Table Talk”, aktorja bisedoi me vajzën e saj në lidhje me auto-erotizmin, duke zbuluar se ajo kishte, në të kaluarën, një varësi të vërtetë nga lodrat seksuale: «Unë i përdorja vetëm, për të marrë orgazma të shumta. Isha në një gjendje eksplorimi, u distancova nga burrat, kisha një lloj varësie”. Willow, nga ana e saj, zbuloi se ajo e kishte zbuluar seksin duke parë rastësisht prindërit e saj në dhomën e gjumit: “Dhe sot me mamin dhe babin kam një dialog shumë të hapur për jetën time seksuale”, ka thënë ajo.

    Një tjetër që nuk ka tabu kur bëhet fjalë për edukimin e fëmijëve për seksin është Michelle Hunziker. Vitin e kaluar, Aurora Ramazzotti zbuloi: “Herën e parë që bëra dashuri isha 18 vjeç, ishte ditëlindja e nënës time. Mami di gjithçka, mund të themi se gjithçka ishte planifikuar. Asnjëherë nuk ka pasur filtra midis meje dhe mamit”.

    Edhe Sienna Miller ka “asistuar” në raportin e parë seksual të së bijës, e cila ka treguar: “Unë isha 16 vjeç dhe e bëra në shtëpi, në shtratin tim. Mami nuk kundërshtoi moshën, por nuk donte që unë të kisha marrëdhënie lart e poshtë.
    Më tha: “Unë do të preferoja që të ndodhte në shtëpinë tonë, nëse vërtet duhet ta bësh”.

    Edhe Kim Kardashian, para se të rrëshqiste nën çarçafë me dashurinë e saj të parë, nipin e Michael Jackson, TJ Jackson, i besoi nënës së saj Kris Jenner: «Kur vendosa ta bëja për herë të parë isha gati 15 vjeç. Shkova tek nëna ime dhe i thashë: “Mendoj se kam dëshirë ta bëj”. Dhe Kris u përgjigj: “Mirë, a e di se çfarë do të bëjmë tani? Le të shkojmë të blejmë disa kontraceptivë”./ Burimi Vanity Fair/ Tiranapost.al

    *Nuk lejohet publikimi në portale të tjerë. Përkthimi në shqip është punë me mund e gazetarëve tanë. Editori