Aktualitet Politikë Te gjitha

Fati i tij që është rrotë kadri../Rama e ka me disa analistë, drejtorë e gazetarë që i njohim!


Ka gjetur momentin ku ndodhet në makinë ku shpesh merret me përgjigjet e komentuesve në rrjetet sociale, siç e ka pranuar edhe vetë dhe i ka bërë një goxha përgjigje me video live Kadriut dhe kadrinjve politikë, siç thotë Rama.

Ku përfshihen, injorantët e mendjengushtët që vetëm vjellin vrerë. Një person me emrin Kadri Veseli i shkruan Domenika Domit dhe e quan trushpëlare të Rilindjes.

Rama i thotë Domenikës në video se ky Kadri fshihet pas këtij emri dhe përmend disa emra që mund të ketë ky person, si Çimi, Nikollë, Fahri, Artur, Ylli, por jo Kadri.

“Kadri është thjeshtë pseudonimi i tij. Kadriu mund të jetë fare mirë edhe Lulëzim, ose një lule tetër çfarëdo e ferrës së madhe të katundit tonë politik”, thotë Rama.

Shikojeni videon për më tepër batuta.