Aktualitet

Fati i Saimir Tahirit vendoset sot

Sot në orën 10:00 do të mblidhet sërisht Këshilli i Mandateve për të vendosur për "fatin" e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit përmes avokatit të tij kërkoi dje shtyrjen deri të hënën të mbledhjes së Këshillit, për të paraqitur mbrojtjen e plotë dhe të shkruar.

Mbledhja e djeshme zgjati 5 orë. Ishte kryetari i Këshillit të Mandateve dhe Imuiteteve, Gramoz Ruçi që vendosi që mbledhja të shtyhej për sot dhe jo për të hënën. Ndërsa PD ishte kundër kësaj shtyrjeje.

Mbledhja dje u zhvillua me dyer të hapura dhe me dyer të mbyllura. Prokuroria kishte bërë kërkesë pranë këtij Këshilli për të pasur të drejtën e arrestimit të Tahirit, si të përfshirë në bandën e Habilajve. / E.D/ Copyright Tiranapost.al