• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Fati i buzëqesh te dera, Hysaj merr “dhuratën e papritur”


    Në futboll fati është pjesë shumë e rëndësishme e karrierës së lojtarëve. Ndonjëherë një dëmtim të merr në qafë e me raste, problemet shëndetësore të shokut të ekipit të nxjerrin në pah. Elseid Hysaj nuk po kalon një moment të mirë me ekipin e Napolit, pavarësisht se ka luajtur si titullar në dy ndeshjet e fundit.

    Shkodrani ka humbur rolin e liderit me trajnerin Carlo Ancelotti dhe shpeshherë ka qëndruar në stol, nga kampionati italian në Champions League. Një lajm i mirë vjen për të nga infermiera, ndërsa bën me dhimbje koke numrin një të stolit. Mbrojtësi i majtë, Mario Rui, është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për Napolin.

    Portugezi do të humbasë ndeshjen në Europa League përballë Zyrich-ut dhe atë ndaj Torinos në kampionat. Një mundësi e mirë për lojtarin e kombëtares tonë të ketë sa më shumë minuta. Hysaj është preferuar dhe si mbrojtës i majtë, prandaj nuk përbën lajm aktivizimi si mëngjerash./XH.K