• Shqip
  • English
  • E martë, 28 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • It's butter baby Të gjitha

    Fasule me karkalecë dhe midhje


    E gjeni: Restorant Melograno, Tiranë.

    Kuzhinier: Miklovan Zeqo

    Të gjithë i hanë fasulet!  Tani ato janë trend, jo vetëm për vlerat ushqyese por edhe për thjeshtësi në mënyrën e jetesës.  Dikur fasulet konsideroheshin ushqim i të varfërve, por sot në botën e informacionit të madh nga të gjitha anët e dimë sesa të shëndetshme janë ato dhe sa mirë paskan ngrënë të “varfërit”. Në shtëpitë tona ato janë zakonisht një traditë e së hënës, por nëse ju them që ka personazhe publikë, që nuk ju thonë “jo” sa herë kanë mundësi t’i shijojnë ato.

    Më kujtohet një intervistë e Luanës në Digitalb para pak kohësh kur tha: unë vdes për grosh. Duke dëshmuar edhe thjeshtësi dhe padyshim popullaritet, kur vjen puna tek pjata historike e shqiptarëve.

    Blendi Fevziu mezi pret t’i shijoje sa herë që i jepet rasti.

    E kështu me radhë janë të shumtë ata që kanë një raport me fasulet. Por kryesisht ne i mendojmë fasulet në variantin klasik.

    Pjata që zbulova para disa ditësh ishte e rrallë dhe super e shijshme. Unë po i quaj fasulet moderne ose fashion, por ju mos i lini pa provuar.

    anjeza 6

     

    Fasulet e Miklovanit në restorant Melograno ishin të shoqëruara me karkaleca dhe midhje. Nga pamja e gjykoni vete, sa për shijen, do doja ta ndaja edhe me ata që e kanë provuar, por edhe me ata që do donin ta provonin.

    anjeza 4

     

    Fasulet në këtë pjate janë të shkrira, deri në një moment vazhdohet gatimi tradicional i fasules, pastaj shtohen tre shije të tjera. Karkalecat dhe midhjet, lidhen mjaft mirë me shijen e fasuleve.

    -Eh dhe unë që mendoja se vetëm pastërmaja ishte kombinimi i vetëm që shijon më shumë fasulja.

    anjeza 1

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post