Aktualitet

“Familjarët tanë e kanë bërë vettingun”/ Monika Kryemadhi flet për projektin

Esencë editori/ Ka vendosur sot të flasë në disa televizione për propozimin më të fundit të opozitës që është vettingu i politikanëve. Monika Kryemadhi ka dhënë një intervistë në Vizion plus ndërsa aktualisht është ne emisionin “Përballë” të Lutfi Dervishit në TVSH. Ajo thotë se familjarët e politikanëve e kanë bërë vettingun dhe tani mbetet ta bëjë Edi Rama.
“Familjarët tanë e kanë bërë vettingun”/

“Patjetër që do të përfshihen familjarët. Pse ju mendoni që ne nuk na janë hetuar familjarët? Na janë hetuar edhe fëmijët e vëllezërve. Të gjithë familjarët tanë që kemi rreth e qark, edhe të gjithë komshinjtë, madje edhe ata që janë matanë rrugës së lagjeve tona. Përveç kësaj, jo vetëm që janë hetuar familjarë, por janë hetuar edhe ata që na kanë vdekur, duke i hetuar se ç’kanë bërë para 10 apo 20 viteve.

Ajo që sipas meje është më e rëndësishme është që dhe vetë media dhe gazetarët duhet të fokusohen në dëshirën e qeverisë për ta bërë apo jo Vettingun. Sepse unë mendoj që gjëja më e rëndësishme e jona është që njerëzit të kuptojnë që, ai që bërtet më shumë: ‘Kapeni ujkun. Kapeni Ujkun!”, është çakalli që e shqeu tufën e deleve. Në këtë rast ne flasim për Edi Ramën. Ne flasim për rrobat e gjyqtarëve, për çantat apo për këpucët e gjyqtarëve apo prokurorëve, por nuk flet njeri për charterat e Edi Ramës, që fluturon çdo javë dhe kush ja paguan charterat Me çfarë parash paguhen dhe ku shkon ky njeri.

Ne flasim për taksat e shqiptarëve, flasim për biznesin, shikojmë se si shqiptarët vendosën në radhë për dekodera dhe nuk pyet njeri se sa i kushton kollarja Edi Ramës. Dhe asnjeri nuk e ka hetuar Edi Ramën, as për pasurinë e tij, as për lëvizjet dhe as për familjarët e tij”, u shpreh Kryemadhi.