• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Prindër Të gjitha TIP top

    Familja mbretërore spanjolle që duket kaq normale


    Mësime lundrimi, film në kinema, mëngjese në treg duke bërë pazare. Pushimet e familjes mbretërore spanjolle duken kaq normale. Mbreti Felipe dhe ish-gazetarja Letizia Ortiz, donin të rritnin vajzat e tyre larg vëmendjes dhe protokollit. Dhe sot që Leonor, mbretëresha e ardhshme dhe motra e saj Sofia, janë rritur, portreti i familjes nuk mund të ishte më informal.

    Të katër – së bashku me gjyshen Sofia – janë si çdo verë në ishullin Mallorca, në pallatin Marivent. Pas një transferimi të dy princeshave për studime në Shtetet e Bashkuara, tani është koha për diell dhe familje. Dhe pas kartolinës tradicionale në kopshtin e pallatit, fotot e reja të të katër vijnë nga një vizitë befasuese në Muzeun Son Marroig./Tiranapost.al