• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    ‘Fali Zot se nuk dinë ç’bëjnë’! Kreu i Gjykatës së Apelit në Shkodër status pas shkarkimit nga Vettingu


    Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra dy ditë më parë, kryetarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër Fuat Vjerdhën, i cili në vendimin për ti hequr burgimin e përjetshëm Dritan Dajtit i akuzuar për vrasjen e katër oficerëve të policisë, firmosi dokumentin: Pjesërisht Kundër.

    Vetë gjyqtari ka reaguar për ‘ngeljen nga Vettingu’ me një status në rrjetin social Facebook. Vjerdha shprehet se është kryenaltë, se nuk ka qenë ndonjëherë i korruptuar dhe se gjithçka po bëhet si vazhdim i luftës moderne të klasave , që po ndodh në shoqërinë tonë.Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!, shkruan ndër të tjera Vjerdha.

    Statusi i plotë i gjyqtarit:  
    Të dashur miq!
    Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen qe po më jepni me mesazhet tuaja dhe keqardhjen qe shprehni për shkarkimin tim nga detyra fisnike e gjyqtarit, të cilen e ushtrova per 25 vite. Kjo situatë më kthej në vitin 1973, kur mua, që kisha mbaruar maturën me mesatare. 10, nuk mu dha e drejta e studimit nga komunistet ne pushtet, ne kuadër të zhvillimit të luftës së klasave.
    Edhe atëherë, si sot, keqardhja shprehej nga të djathte e të majtë qe më njihnin.
    E përsëris se nga salla e vetingut kam dalur kryenaltë,sepse u provua që nuk kam qënë dhe nuk jam I korruptuar, nuk kam lidhje me grupet kriminale, nuk kam asnjë pasuri të paluajtshme, të krijuar nga unë, përveç atyre te trashëguara nga e ndjera nëna ime, bijë e familjes Tafilica, e respektuar në Shkodër.
    Gjithçka tjeter është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave, që po zhvillohet ndaj asaj pjese të shoqërisë sonë, e persekutuar gjatë monizmit, që une kam përfaqësuar në gjyqesorin shqiptar.
    Mos ndjeni keqardhje per mua, por për ata që përgatiten dhe dhanë vendimet e datës 10.06.2019, kundrejt meje dhe një zonje tjetër shkodrane, kryetares së Gjykatës së Tiranes.
    Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!/ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690