Aktualitet

Faleminderit që ishe mami im. Letra prekëse e djalit për të ëmën me sëmundje të pashërueshme

Ne nuk jemi një familje që e kemi të thjeshtë të komunikojmë. Kur unë isha fëmijë dhe mërzitesha ti nuk më lije që të qaja, sepse kjo gjë të mërziste shumë. Edhe tani ke një shprehje të guximshme në fytyrë. Vetëm një herë, herën e fundit që ishe në spital e lëshove veten. Të dolën lot dhe më the që e kishte të vështirë që të kishe guxim. Unë të përqafova dhe doja të të thoja që mund të qash dhe mund t’i lesh lotët të të rrjedhin, por në atë moment nga ndërpreu një infiermiere pa ndjenja që prishi atë moment privat dhe të veçantë që po përjetonim.

Kur infiemjeria u largua ti e kamuflove veten sërish dhe ai moment kishte humbur. Ende më vjen keq për këtë gjë.

Dua të të them faleminderit që ishe ime më. Për gjithë ato vite, për të gjitha darkat që më ke gatuar edhe pse gatimi asnjëherë nuk të ka pëlqyer. Faleminderit që vije në koncertet e mia. Të falenderoj për të gjithë ato kartmonedha që m’i jepje nën dorë kur babi nuk e kishte mendjen. Për natyrën tënde të qeshur. Për faktin se nuk ishe asnjëherë vulgare, mizore ose e pasjellshme. Për faktin që adhuroje fjalëkryqet dhe zogjtë që këndonin, por edhe kuajt, macet, qentë dhe verën e kuqe dhe notin, apo motin e ngrohtë dhe kopshtarinë.

Dua të të them më fal. Më fal për çdo shikim me inat që të kam dhënë kur iosha një adoleshent mosmirënjohës dhe i turpëruar, ende aq i ri sa të të merrja për të mirëqënë. Më fal për çdo shqetësim që ke përjetuar për fajin tim.

Ti luftove me sëmundjen tënde për një kohë të gjatë. Tani ti ndodhesh në një vend të vështirë. Në një moment ku duhet të shfrytëzosh në maksimum çdo ditë tënden. Tashmë, ti e ke pranuar atë që po ndodh. Dhe çuditërisht kjo është diçka e mirë. Shumë shpesh ne kalojmë ditë të bukura. Ti qëndron shumë në shtrat, por nuk ke dhimbje, jo që tani. Ti sheh emisionet e tua të preferuara në televizor dhe shijon ushqime nga më të ndryshmet. Unë e çmoj çdo moment që ti jeton dhe shijon.

Në një fazë të jetës sime doja që të shkëpusja veten time nga ti dhe nga e gjithë kjo që po ndodh. U përpoqa të ftoh zemrën. Por, tani mendoj se të dua më shumë se kurrë. Dhe ka shumë dashuri në strehën tonë. Ti dhe babi jeni tani më afër seç keni qënë ndonjëherë. Tani ai po kujdeset për ty, ashtu siç je kujdesur ti për të gjithmonë. Ne të gjithë kujdesemi për ty dhe duam shumë që të bëjmë më të mirën, sepse kjo është gjëja më e pakët që mund të bëjmë për të të shpërblyer gjithë ato të mira që na ke bërë.

Ti nuk je perfekte, por ti je e vetmja nënë që unë kam dhe dridhem nga frika se mund të të humbas. Nuk e imagjinoj dot të të shoh në dhimbje. Ende në shpirtin tim ka shpresë se mund të evitohet dhimbja jote.

Kur shoh nëna më të moshuara se ti unë bëhem xheloz. Përse të mos isha unë dhe ime më kështu të lumtur edhe në një moshë shumë të madhe. Por, nga ana tjetër ka njerëz që kanë humbur nënën e tyre në moshën 5, 10 ose 20 vjeçare dhe unë kuptoj që kam qenë me fat që të kam pasur ty deri në moshën 45 vjeçare. Të paktën kemi pasur njëri-tjetrin gjatë gjithë kësaj kohe.

Gjithashtu, unë ndihem i lumtur se këtë herë kemi kohë të përgatitemi për të humbur njëri-tjetrin. Unë nuk mund ta imagjinoj botën pa dashurinë tënde në të. Unë nuk dua që ti të ikësh. Por, do të më duhe5t ta pranoj realitetin dhe të të le të shkosh. Do përpiqem të jem aq i guximshëm sa mundem, gjithmonë duke të qëndruar pranë. Të dua. Dhe kur të largohesh do të më marrë malli për ty.

Djali yt...

/tiranapost.al