• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Falë Amarës, mami dhe babi do ta përdorin dhomën e tyre jo vetëm për gjumë


    Përmes një videoje dhe postimi, Aulona Musta dha lajmin që e konsideroi të madh për familjen e saj e që do mbetet gjatë në memorien e tyre: Amara doli nga dhoma e prindërve.

    View this post on Instagram

    Kjo qe shikoni ketu eshte fytyra e nje mami qe ja doliiiiii!!! Pooo! Me ne fund, pas 4 vitesh e gjysem, arriti ta nxjerre femijun e saj nga dhoma dhe ta lere per te fjetur ne dhomen e vet!😍😍😍 Pikerisht kur i kisha humbur shpresat dhe mendoja se kjo gje nuk do ndodhte para moshes 18 vjece, ja ku mrekullia ndodhi! Ne fakt, fillimisht kam vendosur ta le te mendoje se ne thjesht fleme te dyja bashke nga dhoma tjeter, sepse nuk doja tja beja traumatike “zhvendosjen”, por avash avash kur ta kuptoje qe s’ka asgje te keqe te flesh ne dhomen tende dhe te zgjohesh naten e mos ta kesh mamin e babin aty, do t’ja them troc: Shiko o bije se ti po fle vetem! Urime! Mami dhe babi mund te perdorin dhomen e tyre te gjumit jo vetem per te fjetur tashme 🤣🤣🤣🤣 Po per ju si ka qene kjo eksperienca e largimit nga dhoma? Jam shume kurioze te lexoj komentet tuaja, prandaj mos u kurseni!

    A post shared by Aulona Musta (@aulonamusta) on

    Që të mos ia bënte shumë të vështirë, ka pëdorur një strategji interesante. E ka çuar në dhomën e saj dhe ka qëndruar aty derisa Amarën e zuri gjumi, duke mos i treguar që do largohej pasi ajo të flinte. Me një truk të vogël, por ia doli dhe siç tha edhe vetë në fund të postimit, më në fund ajo dhe i shoqi do kenë privatësinë e munguar në katër vite e gjysmë.

    “Mami dhe babi mund ta përdorin dhomën e tyre të gjumit jo vetëm për të fjetur tashmë”, shkruajti Aulona dhe s`i shpëtoi as kësaj here komenteve gjykuese të moralistëve të instagramit.

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.