SPORT

Fakiç dhe Takaj udhëtojnë drejt Brukselit për transferimin e Latifit

Transferimi i Liridon Latifit po shkon drejt zyrtarizimit final dhe destinacioni më i mundshëm për fantazistin e Skënderbeut është skuadra belge e Gent.

Gjatë paradites të së djelës, drejtori sportiv i Skënderbeut ka udhëtuar drejt Brukselit ku bashkë me të është bashkuar edhe menaxheri i përgjithshëm i klubit, Gerhard Takaj të cilët do të kenë një takim paraditen e të hënës me drejtuesit e Gent.

Pritet që në këtë bisedë mes palëve të arrihen edhe detajet finale të kësaj marrëveshje ku klubi korçar pritet të përfitojë mbi 1.2 milion euro dhe transferimi i tij pritet të jetë shitja më e shtrenjtë nga Kategoria Superiore.

23-vjeçari ka shkëlqyer në këtë sezon duke u dalluar më shumë nga të gjithë në kampionatin shqiptar duke shënuar 10 gola, një shifër që konfirmon se është pa asnjë mëdyshje lideri aktual i Skënderbeut.