Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Fake News të lë vërtet shtatzënë, si Lady Gaga-n


Lajmi mbi një shtatzëni të mundshme të Lady Gaga-s mori dhenë dhe ajo i konfirmoi lajmet. “Po, jam shtatzënë, por me LG6”, tha këngëtarja, duke iu referuar albumit të saj të ri.

(Postimi i Lady Gagas në Twitter)

Ndjekësit dhe fake news jo vetëm që e lanë shtatzënë, siç kanë bërë dhe me shumë të tjera, por u përpoqën të gjenin edhe babain e fëmijës. Disa thanë se ishte ish-i fejuari Carino e të tjerë Bradley Cooper.

Po Lady Gaga s`e zgjati shumë dhe ia dha të gjithëve përgjigjen duke i bërë në këtë mënyrë edhe reklamën albumit të ri.

*Ky post u përshtat nga Baazar dhe është realizuar nga Fabjola Hije.