Lajme nga Bota

Fajtor apo jo Fransua Fillon ka ambicie për tu bërë president

Fajtor apo jo Fransua Fillon ka ambicie për tu bërë president

Francois Fillon  duket se ka ndryshuar mendje, ai do të vazhdojë të garojë për president edhe nëse hetuesit e ngarkojnë me akuzat ku thuhet se ai ka deklaruar gruan e tij si punonjësen e tij duke u paguar me miliona euro ku në fakt ajo nuk ka punuar aq më tepër në punë parlamentare.

Kandidati konservator ka gjasa të nxisë edhe më shumë protestues se në fillim të fushatës. Fillon ka folur për gazetën Le Figaro duke thënë se do ishte skandaloze nëse do privohej e drejta e tij, në këtë rast e drejta e një kandidati.

Image result for Francois Fillon thinking

Deri tani ai  ka premtuar se do heqë dorë nga gara vetëm nëse akuzat ndaj tij do të vërtetohen ndërkohë që fushata është në javën e tretë.

Ai mbrohet nga akuza duke thënë se gruaja e tij dhe fëmijët kanë punuar për të dhe thjesht kanë përvetësuar një pagë, dhe se kjo histori nga hetuesit po zgjatet shumë.

Megjithatë, Emmanuel Macron po përfiton nga sulmet ndaj Fillon.

Image result for Emmanuel Macron

Vetëm dy vjet më parë Macron ishte pothuajse i panjohur por popullariteti i tij mori hapa të shpejtë.

Ai është pro-BE-së dhe pro biznesit  i cili bën thirrje për të rinjtë sepse sipas tij programet për  çështjet sociale janë në rënie dhe me ardhjen e tij në qeveri këto politika do ndryshojnë.

Nga ana tjetër Marine Le Pen është krejt e kundërta sepse ajo është skeptike për BE-në dhe ka thënë se nëse do zgjidhet presidente do bëjë referendum për të larguar Francën nga BE.

Related image