• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha Tech

    Facebook vazhdon të qëndrojë On Top! Por një aplikacion kinez mund t’i marrë shumë shpejt fronin


    Rrallë gjejmë ndonjë që nuk ka të paktën një media sociale që tashmë janë kthyer edhe si burim informacioni, pavarësisht paralajmërimeve për propagandë, sulme dhe vjedhje të dhënash. Në listën që ka publikuar CNBC sipas raportit, 10 janë aplikacionet më të përdorura në botë për vitin 2018, dhe i pari është ai që në fakt i kanë dalë më shumë skandale si ai i Cambridge Analytics.

    Po flasim për Facebook që ka zënë vendin e parë dhe ia ka kaluar edhe Instagram. Por përveç rrjeteve sociale të njohura, rezulton një rrjet kinez shumë i përdorur, që quhet WeChat, më saktë një aplikacion mesazhesh që sipas ekspertëve shumë shpejt mund t’ia kalojë edhe Facebook-ut dhe Instagramit bashkë. Pyetja që shtohet është: A duhet të shqetësohet Amerika për këtë? Shihni listën më poshtë./ Tiranapost.al. E.B