Tech

Facebook, Twitter, Snapchat, Instagram apo LinkedIn? Kjo është platforma më e sigurtë për njerëzit

Facebook, Twitter, Snapchat, Instagram apo LinkedIn? Kjo është

Nuk je i vetmi që mendon se Fake News dhe mediat sociale apo website të dyshimta po dominojnë frikshëm në internet. Njerëzit gjithnjë e më shumë po humbin besimin dixhital, me platformat ku të dhënat dhe ekspozimi ndaj hakerëve është gjithnjë e më shumë në rrezik.

Një sondazh i ri i kryer nga  Bussines Insider Inteligence, tregon se nga 1300 konsumatorë globalë, 54% e tyre kanë bindjen se lajmet e rreme kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në vendimin e tyre për tu angazhuar, më saktë për të klikuar dhe për të treguar interes qoftë në reklamat që shfaqen, apo në faqe me përmbajtje të sponsorizuara.

Për bizneset, ky lloj mosbesimi i përhapur sjell pasoja të ndjeshme financiare. Nuk mjafton më fuqia e mesazhit, ofertat apo sloganet. Ata që merren me marketing, kompanitë dhe platformat sociale duhet që të përqendrohen në mjedise më të sigurta, ku edhe konsumatorët janë më të sigurt. Kur markat mbledhin konsumatorë në platforma të besueshme, rriten gjasat për të marrë mbrapsht një angazhim pozitiv si dhe interes të konsumatorëve.

Raporti Digital Trust 2018, përpilon këto të dhëna ekskluzive të sondazhit, duke analizuar perceptimet e konsumtorëve të Facebook, Twitter, Snapchat, Instagram, LinkediIn dhe Youtube.  Sondazhi u bazua në gjashtë shtylla: Siguria, vërtetësia ( Fake News), komuniteti, përvoja e përdoruesit, Share dhe rëndësia.

Dhe nga këto shtylla rezulton se platforma LinkedIn zë vendin e parë ( për herë të dytë radhazi) për pothuajse çdo shtyllë, si platforma më e sigurt. Dhe ka disa arsye se pse:

LinkedIn ka natyre profesionale, pra vazhdon të përfitojë nga kjo natyrë ose orientim. Përdoruesit janë tepër të sjellshëm dhe të dhënat personale i kanë shumë më pak në rrezik se platformat e tjera. Kjo bën që biznesmenët apo faqet e bizneseve të orientohen drejt kësaj platforme. Përdoruesit e LinkedIn thonë se është një mjedis tepër i besueshëm, është shumë selektiv pasi kryesisht janë njerëz me një profesion të caktuar. Përdoruesit janë të ndërgjegjshëm për angazhimin e tyre kur bashkëveprojnë brenda rrjetit profesional, gjë që rrit besimin në përmbajtje të çdo gjëje që del aty.  LinkedIn përdoret kryesisht nga njerëz në karrierë dhe që kanë organizata. Ata promovojnë interesa profesionale dhe prandaj shihet si platformë me cilësi të lartë. Kjo i bën edhe bizneset të orientohen drejt LinkedIn.

Raporti Digital Trust 2018 tregon se platformat sociale kanë shkelur prej kohësh privatësinë e njerëzve, tek të gjitha kryesisht por më pak tek LindedIn, e cila pasohet me Instagram, Snapchat, Twitter dhe me një diferencë të vogël mes Facebook dhe Youtube. / Artikulli i marrë nga Bussines Insider/Për Tiranapost.al. E.B. Linku origjinal këtu. / 

Raporti origjinal këtu. 

Image result for linkedin