Tech

Facebook nën Vetting!

Zhdukja e komenteve raciste, seksiste dhe urryese në Facebook është më sfiduese sesa heqja e postimeve nudo, sepse programet kompjuterike ende pengohen nga nuancat e gjuhës njerëzore. Këtë deklarojnë zyrtarë të Facebook , të cilët po bëjnë gjithçka transparente. Ata thonë se sistemi i ‘policy’ është shumë i mirë në 'kapjen' e fotove nudo dhe propagandës terroriste, pasi janë zbuluar se ka 85% shkelje të identifikuara në këtë kategori. Ndërsa për postimet raciste etj, janë identifikuar vetëm 38% e shkeljeve.

Gjithashtu Facebook ka zbuluar se deri tani janë regjistruar rreth 1.3 miliard llogari të rreme që nga hapja, 583 milion vetëm në tre muajt e këtij viti. Adresat e rreme morën vëmendje kohët e fundit pasi u zbulua se agjentët rusë i përdorën për të ndikuar në zgjedhjet amerikane si dhe për të përhapur propagandat pro ruse.

Edhe pas gjithë këtyre, 3% e përdoruesve aktivë mujorë janë me adresë false, duke nënkuptuar deri në 88 milion adresa. Këto informacione apo kjo transparencë është e para e këtij lloji që kur Mark doli para kongresit duke dëshmuar për skandalin e vjedhjes së të dhënave nga kompania Cambridge Analytica, një kompani që pretendohet ti ketë përdorur të dhënat për ti ekspozuar përdoruesit në reklama dhe lajme, për ti orientuar më pas në votimet amerikane dhe në referendumin e Brexit. Një nga çështjet që mbetet problem janë lajmet e rreme të prodhuara nga agjencitë ruse, që mundohen të ndikojnë në opinionin publik./ Time/ Tiranapost.al E.B

The Facebook logo is seen on a phone on March 5, 2018.