Te gjitha Tech

Facebook i ka mërzitur njerëzit me ‘Memories’: E kisha harruar, nuk doja të shihja atë postim


Facebook i ka mërzitur njerëzit me atë që ka bërë së fundmi, ka rikthyer disa kujtime,‘memories’ të hidhura më shumë se sa ato të gëzuara të përdoruesve, pra kujtime që i përkasin viteve më parë.  Edhe pse Facebook kishte menduar thjesht tu rikujtonte njerëzve, foto, video dhe statuse për të afërmit, miqtë apo partnerët, përdoruesit po mërziten, sepse po u rikujton dikë që kanë humbur, një shok që e kanë larguar apo një partner që e kanë ndarë.

Metro publikon lajmin duke pasqyruar edhe disa komente të bëra. Një person shprehej se ishte ndjerë në siklet nga rikthimi i një postimi që nuk kishte dashur ta shihte e ndërsa një tjetër tha se i shkaktoi ndjenja negative. ‘Zuckerberg është agjent i Djallit’, ishte një tjetër koment i një përdoruesi. Pati edhe komente të tilla si: Kush përfiton nga këto kujtime në FB? Pra nostalgjia mesa duket nuk iu ka pëlqyer njerëzve. Facebook e pranoi se jo çdo rikthim postimi do i bënte njerëzit e lumtur, “Ne e dimë se kujtimet janë shumë  personale dhe nuk janë të gjitha pozitive. Nuk dihet nëse do hiqet më vonë nga Facebook, si opsion. Marrë nga Metro, përshtatur për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Facebook's new feature is triggering people and making them really miserable