Te gjitha Tech

Facebook e bëri sërish gabimin. Miliona përdorues ‘të zhveshur’


Një virus në software ka bërë që miliona përdorues të Facebook, rreth 14 milion të ekspozohen ndaj përdoruesve të tjerë, edhe pse nuk i kanë në listën e miqve. Kompania njofton se ‘gabimi’ ka bërë që të gjitha ipostimet dhe info të tjera të dalin të hapura për të gjithë, edhe nëse përdoruesi i ka pasur të dhënat në privatësi të plotë dhe të aksesueshëm vetëm për disa miq. “Ju kërkojmë ndjesë për këtë gabim”, ka deklaruar Erin Egan, shefe e privatësisë në Facebook e cila shtoi: Ekspozuam pa  dashje një ‘bug’ që sugjeroi automatikisht publikimin kur përdoruesit bënë një postim apo një share në Facebook”. Por Erin shtoi se proplemi po rregullohet dhe se përdoruesit mund të zgjedhin sërish audiencën, se kë dëshiron tu shohë postime. Marrë nga Led Bible, përshtatur për Tiranapost.al Elisa Bajrami. 

Mark Zuckerberg

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg