Botë Te gjitha

Evropa i përket vetëm evropianëve! Udhëheqësi shpirtëror Dalai Lama kundër refugjatëve, zemërohet njerëzit


Udhëheqësi shqirtëror Dalai Lama ka përhapur zemërim mes njerëzve pas një deklarate që bëri lidhur me emigrantët duke thënë se Evropa i përket evropianëve! I admiruari në gjithë botën tha se refugjatët duhet të kthehen në vendet e tyre të lindjes dhe përfaqësuesit e qeverive ti ndihmojnë në zhvillimin e tyre. Në një artikull të publikuar në Independent thuhet se Dalai Lama po fliste në një konferencë në Malmo, një qytet në Suedi të njohur ndryshe si shtëpia e emigrantëve.

“I merrni, i ndihmoni, i edukoni… por në fund të fundit ata duhet të zhvillohen në vendin e tyre”, tha 83-vjeçari teksa shtoi: Unë mendoj se Evropa i përket evropianëve! Gjatë fjalimit të tij ai përmendi edhe rezultatet e zgjedhjeve në Suedi, ku partia nacionaliste e djathtë mori më shumë vota sa pritej, për të cilat tha se janë zgjedhje që tregojnë për përçarje të mëdha. Dalai Lama tha gjithashtu se Evropa ishte moralisht përgjegjëse për të ndihmuar një refugjat që me të vërtetë përballet me rrezikun ndaj jetës.

Mediat sociale u mbushën me komente, duke e quajtur Dalai Lamën hipokrit. Udhëheqësi shpirtëror ndiqet nga miliona budistë anembanë botës. Ai ka fituar çmimin Nobel të Paqes, por shpesh herë ka bërë komente kundër refugjatëve. “Për shembull Gjermania nuk mund të bëhet një vend arab. Europa është mbushur plot me refugjatë”, ka thënë Lama në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung në vitin 2016.

Megjithatë nëse flasim për të kaluarën e tij, Dalai Lama vetë është refugjat. Ai udhëhoqi shumë mbështetës të tij nga Tibeti në Indi në vitin 1959, pasi tibetianët protestuan kundër kufizimeve kineze në autonominë e tyre. 83 vjeçari vazhdon të jetojë në mërgim, në Indinë Veriore edhe sot./ Marrë nga Independent, për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

The spiritual leader was speaking in Sweden

Katër gjëra që duhet të dish për lumturinë dhe mos harro; bëj si nordikët