Sport Te gjitha

Evra zbardh komunikim që kishte bërë me Ronaldon para ndeshjes


Patrice Evra ka postuar një pjesë të bisedës me Cristiano Ronaldon, të cilën e kishte realizuar para sfidës me Atletico Madridin. Ronaldo e ka ndihmuar Juventusin të bëjë rikthim në rezultat kundër Atletico Madridit dhe të arrijë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Prapa skenave…këto janë mesazhet mes meje dhe Cristianos pesë ditë para rikthimit masiv”, shkruan ish-lojtari i bardhezinjve dhe Manchester Unitedit.

“Kjo vetëm ju tregon besimin, zemërimin, vendosmërinë nga lojtari më i mirë në botë. Duhet ta falënderojmë nënën dhe babanë e tij. Sigurisht edhe Zotin që na dha këtë njeri të mirë dhe lojtar të pabesueshëm”.

“Çdo rast i madh me presion të madh, vëllai im [ai] gjithmonë dëshmon se është njeri! Pra, të lutem mos jini xheloz që dua të ndaj këtë edhe nëse nuk pajtoheni, unë nuk mund të bëj asgjë për ty. Gëzoni jetën tuaj, por ju duhet ta pranoni se ai është thjesht më i miri i të mirëve”, shkroi francezi.

Ndryshe, Ronaldo realizoi tre gola në fitoren 3:0 kundër skuadrës madrilene të Atleticos. /XH.K