Sport Te gjitha

Everton pranë blerjes së Theo Walcott


Trajneri i Everton, Sam Allardyce, ka udhëzuar klubin e tij të nisë bisedimet për të marrë Theo Walcott nga Arsenal. “Ai do të ishte një përforcim fantastik për ekipin tonë dhe do të na ndihmojë të shënojmë më shumë. Nëse do të kemi mundësinë ta afrojmë në ekip drejtuesit nuk duhet të hezitojnë dhe unë do të isha shumë i lumtur.” – tha Allardyce, i pyetur për 28-vjeçarin.

Wenger ka deklaruar se dëshiron që Walcott të qëndrojë në Londër, por lojtari ka kërkuar të gjejë një klub tjetër për t’u aktivizuar me rregullësi dhe për të mbajtur gjallë ëndrrën për të qenë në Kupën e Botës 2018, pasi sivjet ka luajtur vetëm 47 minuta në Premier League. Në karrierën e tij me Arsenal, Walcott ka shënuar 108 gola.

Everton e nisi merkaton e janarit duke marrë sulmuesin e Besiktas, Cenk Tosun, për 30 milionë euro. Arsenal e bleu Walcott në vitin 2006 nga Southampton për 7 milionë euro, kur ishte vetëm 17-vjeç dhe më pas u grumbulluar nga “tre luanët” për në kampionatit botëror që u zhvillua atë vit në Gjermani. /XH.K

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *