• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Eva Longoria tha se tek ‘Shtëpiaket e Dëshpëruara’ ishte viktimë e bullizmit dhe mediat e gjetën fajtoren


    Në një letër drejtuar gjykatës, në mbështetje të ish-koleges së saj Felicity Huffman, që akuzohet për mashtrim dhe korrupsion në kolegjin e së bijës, Eva Longoria rrëfeu për herë të parë historinë e saj të sheshxhirimit.

    Teri Hatcher, foto nga YouTube

    “Isha viktimë e bullizmit nga një person që punonte me mua. I kisha frikë ditët që më duhej të punoja me atë njeri sepse ishin torturë. Derisa një ditë, Felicity i tha ‘mjaft’ dhe shpëtova. Felicity e ndjeu që unë isha e mbushur me ankth, edhe pse nuk iu ankova kurrë askujt lidhur me këtë abuzim”, shkruan Eva referuar xhirimeve të serialit “Shtëpiaket e Dëshpëruara”.

    Portalet e huaja i bënë llogaritë dhe mendojnë se njeriu që ka sulmuar Evën vazhdimisht duhet të jetë Teri Hatcher. Është folur gjithmonë për një konflikt mes vajzave dhe madje se ky konflikt ishte shkaku për dhënien fund të serialit.

    Ndërkohë që Teri postoi në YouTube videon e radhës me gatime dhe nuk e preku fare këtë çështje, as për ta mohuar.

    *Ky post u përshtat nga Yahoo dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690