• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle TIP top

    Eurovision 2017: Rusia lihet jashtë garës


    Festivali i njohur Eurovision do të zhvillojë edicionin e tij të 62 në Kiev të Ukrahinës, në muajn maj. Ndërkohë që festivali është më pak se dy muaj larg, ditën e sotme është lajmëruar se Rusia nuk do të jetë pjesë e garës.

    Ukrahina ka përjashtuar nga nga festivali përfaqësuesen e Rusisë, për shkak të vizitës që ajo bëri në Krime, e aneksuar nga Moska në 2014.

    Julia Samoilova është ndaluar nga Ukrahina për tre vite pasi ka hyrë ilegalisht në Krime, duke hyrë direkt nga Rusia dhe jo nga Ukrahina.

    Drejtuesit e Eurovision e kanë cilësuar si një lajm dëshpërues por rregullat duhen respektuar.

    “Duhet të respektohen rregullat lokale të vendit pritës, sidoqoftë ne jemi shumë të zhgënjyer nga vendimi pasi besojmë se shkon kundër frymës së festivalit dhe nocionit të përfshirjes që shtrihet në zemër të vlerave të tij”, thuhet në deklaratën e tyre.

    Pavarësisht vendimit, grupi drejtues i Eurovizion, deklaruan se do të vazhdojnë dialogun me autoritetet Ukrahinase për të mundësuar që të gjithë artistët të performojnë në Kiev.

    Një rast i tillë, duket se ka nxitur problemet e hershme mes vendeve, duke u cilësuar si një akt politik nga Ukrahina. Akuza të shumta janë bërë nga përfaqësuesit Rus, të cilët kanë dënuar aktin e Ukrahinës dhe kanë kërcënuar me bojkot të përhershëm të këtij festivali.

    Ndërkohë vendi ynë do të prezantohet në Eurovizion 2017 nga këngëtarja Linda Halimi me këngën Botë.