• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 20 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Europa të refuzoi ty! Rama i citon Bashës kancelaren Merkel: Më vjen shumë keq, Gjermania i tha PO negociatave


    Që prej ditës së djeshme, ka pasur replika virtuale mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha. Kryeministri Rama pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë u pyet nga gazetarët nëse do të shpallte zgjedhje të parakohshme, me kërkesë të Bashës, por Rama u përgjigj se nuk ka asgjë të re në këtë mes, se arsyen e bllokimit të negociatave e kanë thënë vetë zyrtarët e BE-së, komisionerët, por dhe kryeministra e ministrja të Jashtëm të BE-së dhe se qeveria do vijojë punën me çështjen më të rëndësishme të momentit, reformën zgjedhore që pritet të miratohet brenda dhjetorit.

    -Ndërsa Basha dje në konferencë tha se Europa nuk pranoi Ramën, dhe negociatat nuk u hapën se qeveria dështoi të përmbushë kushtet.

    Që dje, kryeministri Rama publikon deklaratën e Bashës ku fajëson Ramën dhe zyrtarë të lartë të BE që thonë se dy vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritonin hapjen e negociatave, por kjo nuk ndodhi për shkak të një ‘luftë të brendshme’ në BE, me Macron që kërkon reformë brenda BE e më pas zgjerim.

    -Sot Rama citon fjalët nga konferenca e të premtes së kaluar të kancelares Merkel e cila tha:

    ‘Më vjen shumë keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet. Kur bëjmë premtime duhet ti mbajmë ato, nuk do ti kthejmë shpinën vendeve ndërkohë që kemi bërë premtime’.

    Postimi i Ramës si më poshtë./ Tiranapost.al. E.B

    Vazhdojnë replikat, Basha-Ramës: Mjaft me shfajësime personale, Europa të refuzoi ty

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post