• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 17 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Të gjitha

    Euronews: Shqipëria me sytë nga BE, miraton ligjin kundër pastrimit të parave


    Ditën e djeshme parlamenti shqiptar miratoi disa ligje që synojnë luftën kundër pastrimit të parave, si një përpjekje edhe për të bindur Bashkimin Europian, që të çelë bisedimet e anëtarësimit.  Euronews ka publikuar artikullin ku shkruan se sa i përket negociatave, më shumë gjasë Bashkimi Europian do të vendosë në shtator nëse do i hapë bisedimet me Shqipërinë por edhe me Maqedoninë e Veriut.

    Euronews citon diplomatë europianë të cilët thonë se ka gjasa që Maqedonia e Veriut të hape negociatat, por jo Shqipëria për shkak të shqetësimeve në lidhje me korrupsionin, pastrimin e parave, ndonëse ka  reforma në Drejtësi ka përjashtuar tashmë nga sistemi gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

    Media ndërkombëtare citon edhe ministren e Financave Anila Denaj  e cila dje tha se paketa Moneyval me pesë projektligje plotëson të gjitha boshllëqet në lidhje me ligjin kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

    Sipas ligjeve të reja, bizneset duhet të deklarojnë partnerë të rinj, transaksionet nga politikanët do të monitorohen për pesë vjet dhe do të krijohet një agjenci për administrimin e pronave të konfiskuara nga shteti në luftën kundër pastrimit të parave./ Euronews/ Tiranapost.al. E.B