Aktualitet

Euronews Albania në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti

Euronews Albania në ndihmë të të dëmtuarve nga

Nisma e Euronews Abania dhe Euronews Group “Së bashku për shqiptarët”

Tiranë, 26 nëntor 2019. Euronews Albania dhe i gjithë rrjeti i Euronews në mbarë Europën është solidarizuar me familjet e prekura nga termeti i rënë në orët e para të mengjesit të sotëm në Shqipëri. Euronews Albania dhe Euronews World kanë ndërmarrë nismën “Së bashku për Shqiptarët” për të nxitur dhe bërë bashkë të gjithë komunitetin e biznesit në Shqipëri, Rajon dhe Europë si dhe shqiptarët kudo ata jetojnë, për të kontribuar në lehtësimin sadopak të situatës së rëndë që po kalojnë qindra familje, shtëpitë e të cilëvë janë shkatërruar tërësisht, e po kështu për dhjetra familje të tjera, që kanë humbur të afërmit e tyre nga ky tërmet shkatërrimtar. Të gjithë kontributet do të shkojnë për familjet e prekura nëpërmjet fondit të emergjencave civile.

BANKA Raiffeisen – Llogaria Kontribute Vullnetare Emergjenca

IBAN në All (Lek): AL38 2021 1013 0000 0000 0015 7945

IBAN në EUR: AL85 2021 1013 0000 0000 0115 7945

IBAN në USD: AL35 2021 1013 0000 0000 0215 7945

Nismës së Euronews Albania i është bashkuar dhe Raiffeisen Bank dhe Vodafone Albania, kontributet e të cilave do të shkojnë në fondin e emergjencave civile.

I bëjmë thirrje të gjitha bizneseve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe çdo shqiptari kudo ku jeton, të shprehin solidaritetin e tyre duke kontribuar financiarisht për të lehtësuar sado pak vuajtet e të prekurve nga tërmeti.

Sot kemi nevojë më shumë se kurrë për njëri-tjetrin. Çdo ndihmë dhe kontribut sot vlen shumë. Qëndrojmë më të forte se kurrë, së bashku, për shqiptarët./Tiranapost.al