PolitikëTe gjitha

Eurodeputeti Kukan: Negociatat me BE duhet të kishin filluar, luftoni për ato që meritoni


Eurodeputeti Eduard Kukan në takimin e dytë të sesionit të dytë të takimit të Komitetit të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri tha se negociatat duhet të kishin filluar. Edhe pse sipas tij procesi i integrimit është i vështirë, ai sërish u tha poltikanëve shqiptarë se ata duhet të luftojnë për ato që mendojnë se i meritojnë.


Kukan: Në Shqipëri të gjitha partitë e duan hapjen e negociatave. Kjo është diçka e mirë për vendin, kjo kërkon punë më të madhe nga ana juaj, qëndrime më të unifikuar për të ardhmen për procesin e zgjerimit. Ata që luftojnë për ju, mund të kenë argumenet të prekshme, shumë herë themi se shpresojmë për Shqipërinë, ju e meritoni, është me vonesë madje, duhet të kishit filluar me këto negociata. Ju duhen persona të kualifikuar për të bërë një ekip të fuqishëm të përgatitur. Është e domosdoshme për të qenë gati për të treguar se e meritoni. /Tiranapost.al