Rajoni My Albania Te gjitha

EUobserver për raportin e Komisionit Europian: Shqipëria avancon, ndërsa Turqia le të presë


Shqipëria dhe Maqedonia duhet të fillojnë bisedimet e pranimit në BE, por e njëjta gjë nuk vlen për Turqinë. EUobserver publikon lajmin ku shkruan se abuzimet me të drejtat e njeriut nënkuptojnë se negociatat me Turqinë duhet të mbesin në pritje.

‘Sipas progresit të arritur, Komisioni Europian rekomandon që negociatat e pranimit të hapen me Shqipërinë “, kjo është ajo që mendohet të jetë shkruar në raportin për zgjerimin, që do të  publikohet nesër. Mendohet se e njëjta gjë është sugjeruar edhe për rastin e Maqedonisë.

Rekomandimi i parë është për Shqipërinë, shkruan EUobserver teksa shton se vendi ynë ka 15 vite që ka nënshkruar paktin e parë të stabilizimit më BE-në dhe rreth 10 vjet pasi ‘shteti i Ballkanit Perëndimor, dikur nën diktaturën komuniste’, u bashkua me NATO-n.

Ndërsa për Maqedoninë, komisioni ka njoftuar se ka qenë e gatshme të fillojë bisedimet që nga viti 2005.Por  shtetet e BE nuk ranë dakord sepse Greqia vuri veton me pretendimin se emri i Maqedonisë përfaqësonte një pretendim territorial për një rajon fqinj grek me të njëjtin emër. Por rekomandimi i së martës vjen mes shpresave të BE-së se Shkupi dhe Athina janë afër gjetjes së një zgjidhjeje, duke bërë të mundur që Këshilli i BE të hapë bisedimet me Maqedoninë më vonë këtë vit. “Respektimi i sundimit të ligjit dhe i të drejtave dhe lirive themelore është një detyrim thelbësor që Turqia duhet të përmbushë si një vend kandidat. Trendi i vazhdueshëm negativ në këto fusha nuk justifikon hapjen e kapitujve të rinj negociues në procesin e pranimit,” tregon raporti për Turqinë.

Turqia filloi bisedimet e pranimit në vitin 2005. Pati ecje të ngadalta, pastaj u ndaluan dy vjet më parë për shkak të grushtit të dështuar të shtetit kundër presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Raporti i kërkoi Turqisë të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të stabilizonte situata serioze për çështje të tilla si burgosja e gazetarëve, gjyqtarëve dhe deputetëve të opozitës. “Marrëdhëniet dypalëshe me disa shtete anëtare të BE-së u përkeqësuan dukshëm në vitin 2017 dhe udhëheqja e Turqisë u drejtua në një retorikë jashtëzakonisht fyese dhe e papranueshme”, shton raporti, duke iu referuar deklaratave publike të Erdoganit kundër praktikave “naziste” në Gjermani, mes komenteve të tjera./ Euobserver Tiranapost.al E.B

Lajme të mira nga BE. Shqipëria dhe Maqedonia do fillojnë më shpejt negociatat e pranimit

Burime nga BE për Deutsche Welle: Shqipëria me rekomandim, Kosova duhet të presë