• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • 77 vjetori i Konferencës së Pezës, Veliaj: Pluralizëm jo vetëm në tavolina, por edhe kur shkojmë jashtë

    Ka qenë edhe një hapësirë pluralizmi, ka qenë edhe një hapësirë ku njerëzit pa dallim feje, krahine, dallim bindjesh politike u mblodhën bashkë. Megjithatë të gjithë e dimë që pluralizmi ishte këtu në Pezë por kur u shkrepën armët vetëm partizanët vajtën për të luftuar, ndaj patjetër që duhet ta inkurajojmë pluralizmin por kudo edhe kur shkojmë në kuti të votimit edhe kur shkojmë dhe flasim me kancelarit e huaja edhe kur përfaqësojmë bindje të ndryshme, ama kurrë nuk do të shkrehim pushkë kundër Shqipërisë edhe pushka sot nuk është vetëm me plumb, pushka është edhe me çfarë flasim edhe me çfarë shkruajmë edhe me mënyrën se si ndonjëherë sikterisim vendin tonë. Ndaj dhe unë dua ti bashkohem asaj thirrje “duhet pluralizëm por kudo” në çdo fushë edhe kur kemi këto betejat, nuk mundet pluralizëm në tavolinë dhe vetëm partizanët në luftë kurse të tjerët bëjnë komentin se si u luftua në luftë”.

    Jo ujë nga botet: Mania, fiksimi e nostalgjia për të blerë ujë që medemek është marrë te burimi është i rremë

    “Mania, fiksimi, nostalgjia për të blerë ujë, që medemek është marrë te burimi, është i rremë. Analizat na tregojnë se uji i ujësjellësit që është i klorinuar, që ka pësuar gjithë trajtimin kimik, është uji i saktë për t’u përdorur”, tha Veliaj, teksa kërkoi bashkëpunimin e banorëve për të denoncuar të gjitha rastet e spekulimit. “Ndaj, ju lutem, denonconi çdo spekulant, çdo bot. Kemi marrë masa që të anulohen të gjitha lëvizjet e këtyre boteve”.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690