• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Sot, në përvjetorin e masakrës së Reçakut, Edi Rama nuk duhej të heshtte…

    ..por, për fat të keq, heshti, sepse si shumë politikanë shqiptarë edhe ai inatet e momentit, grindjet, fjaloset e keqkuptimet me politikanët e Kosovës i konsideron më të rëndësishme se sjelljen prej burrështetasi që sheh pak më larg se ndonjë takim rajonal. Ai mund të ndihet i ofenduar, sepse lukunia e patriotëve të rrejshëm kosovarë e shpalli tradhtar pas samiteve të fundit mbi të ashtuquajturin «Schengen ballkanik». Por një politikan syhapur nuk i nënshtrohet idiotëve të Facebookut. Ai sot do të duhej madje të ishte në Reçak. Bashkë me familjarët e viktimave. Do ta njihte pak më mirë Kosovën dhe do të ishte një rast i mirë ky që nga ai vend, nga sheshi me varret e njerëzve të Reçakut, t’i falënderonte mijëra kosovarë për solidaritetin e madh me Shqipërinë pas tërmetit në fund të nëntorit.