• Shqip
  • English
  • E diel, 15 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rriten divorcet, ‘boom’ padish për pensionin ushqimor, ekspertët kërkojnë VKM për minimumin jetik për fëmijët

    Sipas Gjykatës së Tiranës, paditë për pension ushqimor gjatë këtij viti, nga janari deri në 20 tetor, janë në total 22, ndër të cilat vetëm 12 çështje janë përfunduar dhe 8 të ankimuara. Sipas specialistëve, kjo ndodh në rastet kur bashkëshorti pjesë e procesit të divorcit, mohon dhënien e pagesës mujore së detyruar për fëmijën ose caktohet nga vetë gjykata pagesa minimale e parashikuar.

    Një të riu në Ballkan i duhen 2 vite për të gjetur një punë, ja situata tek ne sipas INSTAT

    Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në Shqipëri shkalla e papunësisë për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë ishte 14.2%, nga 13.8% që ishte vitin e mëparshëm. Papunësia është rritur te femrat e diplomuara (nga 13.9% në 15.8%), ndërsa ka rënë tek meshkujt (nga 13.7% në 12.1%). Të mbetur pa punë, ka shumë të diplomuar që po tentojnë të hapin vetë një sipërmarrje private, duke rritur peshën e vetëpunësimit te ky grup.