• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Ku po gabon me Kosovën Amerika dhe BE, sipas Haradinajt

    Esencë Editori/ “Është gabim pozicioni i Uashingtonit, edhe i europianëve, edhe i Berlinit dhe i Parisit, që ti pranojnë kushtin Serbisë, që të heqim taksën dhe atëherë të vazhdojmë dialogun”, këtë thotë kryeministri Haradinaj gjatë një tryeze diskutimi me shoqërinë civile në Prishtinë, ku tema është Dialogu Kosovë-Serbi pas samitit të Berlinit.

    Jo ndryshim kufijsh! Si po e mbron Merkel trashëgiminë e saj në Ballkan

    “Është merita e Angela Merkelit, e vetmja e cila që nga fillimi i kësaj ideje ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër. Sepse kush vë në pyetje kufijtë, ndez sërish fitilin në fuçinë e barutit Ballkan. Ai rrezikon, madje provokon shpërthimin e konflikteve të reja në shtetin e tre etnive, Bosnje-Hercegovinë, deri në Maqedoninë e Veriut me pakicën e fortë shqiptare. Në mënyrë të panevojshme konfirmohen në fund me konceptin e ndryshimit të kufijve ata nacionalistë, të cilët në luftërat e viteve 90-të, megjithë brutalitetin nuk mundën të arrinin qëllimin e tyre të shteteve homogjene etnike.”