• Shqip
  • English
  • E diel, 17 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • VOA: Meta mospërfillës ndaj opinionit të ‘Venecias’, u përgjigjet edhe atyre që i kërkojnë të mbajë fjalën për dorëheqje

    ‘Vendimi i Komisionit të Venecias pritet më 11 Tetor, por zoti Meta u shfaq mospërfillës ndërsa u shpreh se “nuk ekziston data 11. Data 11 ekziston për ata që duan të zgjasin krizën, ta thellojnë atë dhe që duan të mbulojnë shumë probleme të tjera”, deklaroi presidenti për Ora News. Të gjithë atyre që në 24 orët e fundit i kanë kujtuar atij deklaratën e bërë gjatë një interviste sipas të cilës nuk do të qëndronte në detyrë nëse Komisioni i Venecias do të gjente shkelje të Kushtetutës nga ana e tij, ai ju përgjigj dje duke përsëritur një tjetër premtim, se do të qëndronte në zyrë deri më 24 korrik të vitit 2022, kur dhe i mbaron mandati.