• Shqip
  • English
  • E diel, 15 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Ermal Meta ekskluzivisht për Tiranapost/ Një bisedë për jetën dhe famën me Iva Tiçon

    Një bisedë me kantautorin tim të preferuar, “patriotin” nga Fieri që ka shkuar shumë larg vendlindjes dhe nuk pëlqen ta kthejë kokën pas. Shqiptari që ka triumfuar në skenën e SanRemos pa studiuar për muzikë e që nuk merr vesh fare nga bota e klikimeve dhe financat. Shkruan këngë me të njëjtin pasion si dikur dhe pranon që është natyrë e mbyllur. Pa festa të zhurmshme, pa biseda firmash dhe vaniteti, pa postime personale në rrjet. Ermal Meta tregon se si bardhezi ëndërrohej më mirë, sepse ngjyrat i vë vetë. Dhe çfarë ngjyrash?!