• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Modë Nën lupën e Stela Sallakut Personazh Të gjitha TIP top

    Esmeralda, ekrani nuk është shaka!


    Një nga dëshirat më të mëdha të një dizajnesi është të shohë sa më shumë njerëz të kuruar në emisione, rrugë, metro, festa në plazh, evente apo edhe në punë. Nuk ka asgjë të keqe të kesh stilin tënd në fund të fundit, sepse ai të karakterizon dhe të dallon nga të tjerët. Por stili personal ndonjëherë ngatërrohet me kombinimet kaotike. Ama më mirë stil unik, kaotik por ndryshe, sesa të “frymëzohesh” nga dikush tjetër.

    Esmeralda Metkaj, aktorja shumë e talentuar, nuk është se ka ndonjë stil të dallueshëm si ata që shohim në VOGUE apo ELLE, ama krijon ato kombinimet e saj. Disa herë duket shumë e kuruar, sepse qëndron tek veshjet bazike. Të gjithë mund të gabojmë në zgjedhjen e veshjes për emision, sepse duhet një profesionist të të bëjë të dukesh bukur dhe elegante në ekran. Kam parë shpesh shumë vajza që bëjnë të tilla kombinime si Esmeralda, ndaj dua të jap 5 sugjerime. Por më parë le të shohim pesë veshje të mira.

    (Foto nga Instagram)

    Në përditshmëri nuk ngarkohet me ngjyra, printe dhe make-up. Mendoj se duket më me stil me xhinse dhe atlete se sa me fustan të kuq.

    (Foto nga Instagram)

    Paliçetat me t-shirt, mund të jenë kombinimi më i bukur për ekran. Sidomos në tonet neutrale, gri, bezhë apo të zeza.

    (Foto nga Instagram)

    Përveç këpucëve, pjesa tjetër e veshjes më pëlqen shumë. Sidomos bluza me mëngët voluminoze. Xhinset e tregojnë më elegante se pantallonat cigare.

    (Foto nga Instagram)

    Ndoshta nuk duken mirë në foto, por kontrasti bardhezi duket shumë me stil. Edhe thyerja me këpucët e kuqe më pëlqen.

    (Foto nga Instagram)

    Harmonizimi i flokëve “bob” (ose si Dua Lipa), me bluzën me supe të zbuluara e tregon si spanjolle. Pantallonat plotësojnë look-un, përveç sandaleve.

    5 sugjerime

    (Foto nga Instagram)

    Mendoj se Esmeralda ka supe të ngushta për këtë lloj dizajni, me zhapone. Pjesa e poshtme e jumpsuit-it ia zgjeron akoma më shumë legenin duke krijuar idenë e trupit me formë dardhe.

    (Foto nga Instagram)

    Leopardi dhe kuadratet janë dy printe që duan një dorë profesionisti të kombinohen siç duhet. Mund t’i kemi parë në street style të veshura nga blogeret, ama nuk mund të vishen kudo. Për më tepër, kombinohen me atlete.

    (Foto nga Instagram)

    Prerjet zhapone nuk rekomandohen shumë për ekran, sidomos kur nuk kemi filluar ende plazhin. Edhe atëherë unë do sugjeroja që të mbanim mëngë të shkurtra në vend të rripave. Printi që ka zgjedhur e tregon më të madhe në moshë.

    (Foto nga Instagram)

    Më pëlqejnë shumë flokët me onde. Do doja të thosha të njëjtën gjë për këmishen me print leopardi. Pjesa e lidhur tek beli të kujton plazhin, xhinset dimrin.

    (Foto nga Instagram)

    Këto pantallonat janë shumë interesante për t’u kombinuar me një këmishë të gjerë mashkullore dhe atlete.