Aktualitet

A është Tirana qyteti më cool i Europës?

Titulli “qyteti më cool i Europës” ka pasur disa aplikantë mjaft seriozë nga Conde Nast Traveller. Oporto. Barcelona. Brukseli. Birminghami. Tashmë, të gjithë duhet të bëjnë vend për një pjesëmarrës të ri: Tirana

Të duket e pabesueshme? Mbaj shënim pra. Tirana nuk është vetëm kryeqyteti i Shqipërisë, është dhe nyja e saj kryesore ku e shkuara, e tashmja dhe mbi të gjitha e ardhmja e këtij kombi në zhvillim kryqëzohen në një vorbull të historisë, trafikut dhe artit.

Pas zgjimit në vitin ’90 nga gjumi i diktaturës komuniste, Tirana ka ditur të rishpikej për t’u bërë sot qyteti që pret krahëhapur vizitorët. Përmes relikeve të periudhës otomane dhe italiane, Tirana të shpërfaqet me pamjen e  bulevardeve rrethuar me minaret, ndërtesa të periudhës socialiste dhe ndërtime të një arkitekture që nuk gjenden në asnjë qytet tjetër.

Eja të Tiranë tani. Kur të duash ta bësh më vonë, do jetë kthyer në mainstream.

[caption id="attachment_75335" align="aligncenter" width="714"]Gjithçka ndodh rrotull sheshit Skënderbej.[/caption]

Pjesa më cool e Tiranës është padyshim zona e Bllokut, një hap larg qendrës së qytetit dhe sheshit Skënderbej, ku gjenden Teatri i Operës dhe Galeria Kombëtare. Kjo lagje që dikur u ndërtua për elitën politike shqiptare për dekada të tëra ishte një zonë e ndaluar për pjesën tjetër të popullsisë. Me rënien e diktaturës në vitin 1991, Blloku u hap për të parën herë për Shqipërinë dhe duke e parë tani mund ta përfytyrojmë reagimin e vendasve. Me ndërthurjen e rrugëve të gjera të mbushura me pallate dhe zona të gjelbra, Blloku nuk e ruan më stilin tradicional komunsit. Mes kafeneve, restoranteve dhe dyqaneve, para të cilave duken të zbehtë dhe ata të Aveniusë së Pestë të Nju Jorkut, Blloku do ju bëjë të vini në pikëpyetje dhe të ndryshoni mendim për çdo rreth Tiranës, që e keni imagjinuar nga shtëpia.

Dhe tani që përmendim kafenetë… Përgatituni, sepse Tirana ka kafene dhe ëmbëltore. Vendet ballkanike në përgjithësi, janë zona ku pushimet e kafes gjatë ditës vlerësohen më shumë se kudo në botë. Dhe Shqipëria nuk bën përjashtim.

Nëse je i dhënë pas ushqimit, mund të jesh duke pyetur se çfarë do gjesh në Tiranë. Kuzhina tradicionale shqiptare është krejt mesdhetare: shumë peshk, perime, shumë pak gjëra artificiale. Gjithsesi, nëse kërkoni gatime më të sofistikuara, më mirë se në gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë, mund t’i gjeni në Tiranë. Nga gatimet tradicionale, në restorantet e tillë në zonën e Bllokut, mos humbisni qoftet e Korçës, më mirë kur janë të shoqëruara me raki.

Pasi të keni ngrënë darkën, nuk keni si ta lini me kaq. Ndryshe nga koha e diktaturës ku në orën 20:00 të gjitha mbylleshin, Tirana e sotme e jeton natën po me aq gëzim sa edhe ditën. Gjithçka përqendrohet në Bllok, në rrugën Ismail Qemali, dhe nuk do ta keni aspak të vështirë që të gjeni një vend që t’ju pëlqejë.

[caption id="" align="aligncenter" width="580"]Tirana, ¿la ciudad más cool de Europa?Këtu mund të provoni kuzhinën tipike shqiptare.[/caption]

Po çfarë mund të bëni gjatë një dite në Tiranë? Për sa i takon artit dhe kulturës, ka se çfarë të zbuloni. Duke lënë mënjanë të shumërekomanduarat Galerinë e Arteve dhe Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, që janë ajo çka tradicionalisht ofron kryeqyteti, ato që mund të zbulosh në Tiranë këtë fushë nuk të ngjajnë me asgjë që mund të kesh parë më përpara. Si fillim, një nga muzetë më të rëndësishëm të Tiranës gjendet në një bunker bërthamor. Po, po, e lexuat mirë: në një bunker. Në fakt, nëse udhëtimi juaj nëpër Shqipëri përfshin lëvizje jashtë kryeqytetit, do shihni se si nëpër peisazhin e fshatrave syri mund t’ju kapë kapsula betoni, si maja ajsbergu: ato janë gjurmë të obsesionit të vjetër komunist për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm bërthamor. Ehë brenda në Tiranë ka disa të tillë, përfshirë atë që  sot mirëpret Bunk’Art 2: një muze i nëndheshëm që i kushtohet historisë politike të Shqipërisë, ku përfshihen dëshmi ngjethëse të tmerreve të diktaturës. Nuk është një vizitë e lehtë, por është mëse e rekomanduar për të kuptuar paksa më mirë karakterin e shqiptareve dhe arsyet se përse ky vend, për shumë gjëra mbetet ende një e panjohur e madhe.

Një nga atraksionet e tjera që nuk duhet humbur është Piramida. Asgjë që të ngjajë me atë të Keopsit apo të Teotihuakanit, jo: kjo piramidë me pamje futuriste u ndërtua në vitin 1988, si një muze në nderim të diktatorit të vdekur shqiptar Enver Hoxha, që më vonë u shndërrua në një qendër konferencash dhe ekspozitash. Tashmë, e mbuluar me grafite pa ndonjë qëllim të veçantë, përmbush një mision të ndryshëm: shërben si një kodër ku mund të kacavirresh. Çdo ditë të javës fëmijët e vizitojnë piramidën për tu ngjitur aty këmbadoras dhe pastaj për të rrëshqitur. Nuk ke pse trembesh, mund ta bësh: pamja nga sipër ia vlen vërtetë.

[caption id="" align="aligncenter" width="608"]Tirana, ¿la ciudad más cool de Europa?Muzeu i shndërruar në vend për kacavjerrje. [/caption]

Por nuk të duhet të shkosh në një vend të caktuar për tu njohur me shpirtin krijues të Tiranës. Vetëm një hap larg nga blloku, Sheshi Skënderbej dhe rrugët që e rrethojnë atë mund të shndërrohen në rrugë arti: nga të gjitha anët do shohësh ndërtesa me vizatime në mure, fasada të mbuluara me ylberë ngjyrash në harmoni të plotë.  Nuk është rastësi: këto ekspozita të artit urban i takojnë një fushate të ish kryetarit të Bashkisë së Tiranës, kryeministrit të sotëm Edi Rama. I zgjedhur si kryebashkiak në vitin 2000, Rama, artist në profesion, nisi një fushatë për të zhdukur ngjyrën gri të arkitekturës së Tiranës. Rezultati që është i dukshëm edhe 15 vjet më vonë, mbetet ende një dhuratë e bukur për sytë dhe e kthen një shëtitje të zakonshme nëpër qytet në një surprizë të vazhdueshme, një pasqyrim të përsosur të përvojës së vizitës nëpër Shqipëri./Tiranapost.al