• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 13 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Pyet Ajlën Të gjitha TIP top

    Eshtë koha të ëmbëlsohemi pak!


    Sa herë kemi një ditëlindje, festë të cfarë do lloj tipi, kush është ajo “gjë” që nuk mungon kurrë??
    E pra janë tortat apo ëmbëlsirat që na shoqërojnë dhe ëmbëlsojnë në cdo rast feste apo gëzimi.
    Sot do t’ju jap disa ide tortash apo ëmbëlsirash që kam porositur peër disa raste të ndryshme dhe në javët në vazhdim do e zgjeroj secilën fushë dhe me detaje të tjera.

    1. Ditëlindje e Mamit (Përvjetor)
    Tek foto më poshtë po ju tregoj tortën që i porosita mamit për 60 vjetor.
    Cake Topper, pra pjesën si dru me shkrimin : “60&Fabulous” e porosita dicka tek 1 muaj përpara ditëlindjes tek www.etsy.com (keni pafund opsione të cilat kanë shipping deri në Shqipëri).
    Por së fundmi kam zbuluar një vend në Tiranë, ku mund të realizohen shkrime dhe forma të ndryshme në material druri, sipas madhësive dhe ngjyrave që dëshironi. Eshtë ArtZone Tirana (e gjeni në facebook me këtë emër). Për tortën kisha dicka të sigurt, që do e porosisja stil rustic ose “ të zhveshur”. Eshtë kjo tendenca e fundit e tortave. Doja dicka të fisme që ti përshtatej si personit ashtu dhe moshës. Ndaj në bashkëpunim me “Pastelitos Cake Boutique” (e gjeni me të njëjtin emër në Instagram apo Facebook) u realizua torta e mëposhtme:

    fifi1

    Ide të tjera tëngjashme tëgjetura në internet që mund t’ju ndihmojnë:

    fifi2

    fifi3

    2. Ditëlindje Fëmijësh

    Kam filluar të jem kundra tortave me personazhe tëparë e stërparësi Micky Mouse, Winnie the Pooh, Frozen etjetj ( të paktën mundohuni të zgjidhni dicka të vecantë deri kur fëmija të kërkojë specifikisht një temë apo personazh të caktuar).

    Unë jam Nuna e një djali kacurrels shuuuuuuuumë të lezetshëm.
    Vitin që kaloi mendova ti porosis tortën për 2 vjetorin e lindjes. Mbasi kërkova në internet për disa modele të vecanta vendosa të porosisja një torte si më poshtë.
    Kësaj here bashkëpunova me Rovenën ( rovenas_bakery në Instagram).

    fifi4

    fifi5

    Ide të tjera të gjetura në internet :

    fifi6

    fifi7

     

    fifi8

    3- Cupcakes
    Një ditë vendosa të porosis disa cupcakes në shenjë falenderimi për dyqanin e luleve me të cilin kam patur shumë bashkëpunime ndër vite. I ideova me lule që të përshtateshin sa mëmirë dhe personave të cilëve do t’jua coja. Bashkëpunova me Art Pasticeri Tirana ( e gjeni me të njëjtin emër ne Instagram).

    fifi9
    Ide të tjera të gjetura në internet:

    fifi10

    fifi11

    4- Tortë Mirëseardhjeje
    Ndodh që dikush që jeton jashtë të rikthehet dhe kësaj rradhe me një beb?! E pra ky ishte rasti I shoqes time së ngushtë që jeton në USA. U rikthye në Tiranë nën statusin e mamit. Këtë here mendova që të voglin e saj ta mirëprisja me një torte mirëseardhjeje.

    fifi12
    Ide të tjera të gjetura në internet :

    fifi13

    fifi14

    5- Tortë për Ditëlindjen e një shoqeje në pritje të ëmbël
    Më ka rastisur që të mikja ime e zemrës të festojë dy gëzime në një ditë: Një beb në pritje dhe ditën e lindjes. Ndaj në këtë rast përzgjodha dicka ku të ndërthureshin të dyja dhe ngjyra mos të ishte bojëqielli apo rozë në varësi të gjinisë së bebit pasi janë ngjyra shumë të konsumuara.

    fifi15

    fifi16

    Ide të ngjashme të gjetura në internet:

    fifi17

    fifi18

    Kaq ishte dhe për këtë rradhë! Shihemi javës që vjen!
    Me shumë dashuri,
    Ajla

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post

    1 Koment

    1. Pershendetje ajla ,shkrimi plastik jo prej druri qe vendoset te tortat ku mund ta gjej?faleminderit