Showbiz

Është bërë njëherë nuse, por vetëm tani Olta Gixhari na i tregoi të gjitha detaje

Është bërë njëherë nuse, por vetëm tani Olta

Aktorja Olta Gixhari e mban shumë të fshehtë jetën e saj private dhe një nga pyetjet më të bezdisshme për të ka qenë lidhur me martesën.

Por nëse nuk e dinit më parë, Olta është veshur një herë me fustanin e bardhë dhe me vello. Vetëm se kjo gjë ka ndodhur kur ajo ka qenë një fëmijë dhe për herë të parë fotoja e saj e veshur me fustanin e nusërisë u publikua në emisionin “E Diell”.

“Nuk e besoj dot. Më thoni një fëmijë që nuk ka një foto të tillë me batanije leshi. Nuk e mbaj mend sa vjeç kam qenë se më bënte motra nuse, më kishte si manekin, bënte çfarë të donte me mua. Rrinim të dyja me motrën dhe ajo eksperimentonte me mua, me hiqte vetullat, më lyente flokët, më vinte kurorë dhe unë rrija. Më pëlqen shumë”, tha aktorja gjatë emisionit të sotëm./Tiranapost.al