Aktualitet

Është 14 vjeç dhe kandidon për postin e guvernatorit

Është 14 vjeç dhe kandidon për postin e guvernatorit

Ethan Sonneborn është 14 vjeç dhe është kandidat për primaret e demokratëve për të kandiduar për postin e guvernatorit të Vermontit.

Sonneborn ka shfrytëzuar një veçanti të Kushtetutës së Shtetit në veri-lindje të Shteteve të Bashkuara që nuk vendos një limit moshe për të konkurruar për postet qeveritare.

Kushti i vetëm që duhet plotësuar është që kandidati të ketë jetuar të paktën katër vjet në Vermont, shtetin në të cilin Ethan ka lindur.

Phil Scott, guvernatori republikan në krye të Vermontit, shprehu disa dyshime rreth përshtatshmërisë se Ethanit dhe u kërkoi ligjvënësve të kontrollonin hollësitë e ligjit që lejon një 14 vjeçar të konkurrojë për postin më të rëndësishëm të shtetit.

"Unë mendoj se një kandidat duhet, të paktën, të jetë në gjendje të marrë një patentë shoferi para se të bëhet guvernator ", tha ai. Scott ka qenë guvernator i Vermontit që nga viti 2016.

Ky post u realizua nga E.B. Lajmi i referohet medieve italiane. Copyright Tiranapost.al.