• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Ervin Bejleri: Filmi dy gisht mjaltë, është komercial, pra për të bërë lekë


    I ftuar në “Wake Up”, Ermali dëgjoi për herë të parë deklaratën e aktorit Ervin Bejleri për filmin “Dy gisht mjaltë”.

    Ervini tha në “Rreze Dielli”: “Është film komercial. Është film për të bërë lekë. Vlera artistike? Nuk e kemi parë ende. Stafi ishte shumë korrekt si ai teknik dhe ai produksional. Eshtë një film komercial, për të bërë lekë po që për mua këto filma duhet të prodhohen pse jo? Ka nevojë publiku, ka nevojë populli. Italianët kanë vite që bëjnë këto lloj filma”.

    Dhe mos mendoni se Ermali u mërzit prej këtyre fjalëve, përkundrazi e pranoi se në të vërtetë filmi është komercial e se s`ka asgjë të keqe që është i tillë.

    “Ervini është një djalë shumë i mirë, shumë i talentuar dhe shok i vjetër që në ‘Portokalli’.Nuk besoj ta ketë thënë me të keq. Fjala ‘komercial’ në shumë raste duket si diçka e keqe, ka krijuar një lloj imazhi të keq të gjërave që shiten.Kur gjërat shiten u humbet vlera se njërëzit thonë‘ hë se kjo shitet se është komerciale’. Por kjo s’do te thotë që gjërat komerciale nuk kanë vlerë”, tha Ermali.

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected].com