SPORT

Ernesto Valverde, trajneri që kërkon suksesin në Europa League

Ernesto Valverde, trajneri që kërkon suksesin në Europa League

Ernesto Valverde, trajner spanjoll, 53 vjeç, një karrierë interesante, dhe zyrtarisht pjesë kryesore në librin e historisë së klubit të Athletic Bilbao.

Me 290 ndeshje në krye të baskëve është shndërruar në ‘’Fergusonin’’ e tyre, trajneri më jetë gjatë në stolin e një klubi me tifozeri tradicionalisht të paduruar dhe tepër kërkuese.

Valverde ka ditur ti rikthejë qetësinë dhe dinjitetin një skuadre që gjithmonë luante për të treguar forcën dhe jo për të arritur objektiva. Këtë herë po, kanë nisur të bëjnë llogari dhe Europa League me siguri është një kompeticion që i josh, dhe pse jo?!

Athletic Bilbao's coach Ernesto Valverde reacts during the Spanish league football match Athletic Club Bilbao vs Granada FC at the San Mames stadium in Bilbao on September 20, 2014. Granada won 1-0.   AFP PHOTO/ CESAR MANSO        (Photo credit should read CESAR MANSO/AFP/Getty Images)

Pas dominimit me Sevillan, të jenë ata skuadra spanjolle e rradhës që ngre trofeun. 53 vjeçari është një njeri tepër i qetë dhe pasionet e tij janë të shumta, nëse të gjithë mendoni se të trajnoje është gjëja e parë që mendon në mëngjes atëherë nuk është kështu.

Ai adhuron fotografinë dhe ka hapur 3 ekspozita me fotografi, që në kohën kur drejtonte Olympiakosin në Greqi, më pas në Valencia dhe që prej vitit 2013 në Bilbao përveç trajnimit vazhdon të jetë i fokusuar edhe tek fotografia. Ka raste kur Valverden mund ta shohësh në senaca stërvitore të Bilbaos jo duke stërvitur skuadrën por duke fotografuar futbollistët e tij, por me siguri fotoja që do dontë të realizonte më shumë është ajo e kapitenit Iraizoz duke ngritur trofeun në qiellin e Stockholmit në Suedi.