Showbiz

Ermonela Jaho: Disa nga mikeshat e mia kanë humbur jetën nga kanceri

Ermonela Jaho: Disa nga mikeshat e mia kanë humbur jetën nga kanceri

Pak orë para koncertit të sotëm të bamirësisë, ambasadorja e “fjongos rozë” Ermonela Jaho doli në një konferencë për shtyp. Ajo sqaroi përse çështja e kancerit të gjirit është kaq e ndjeshme për të.

“Disa nga mikeshat e mia kanë humbur jetën nga kjo sëmundje, se ka një turp të përgjithshëm kur bëhet fjalë për këtë dhe që s`duhet të ketë”, tregoi sopranoja. Ajo shtoi se as Vikena Kamenica, as Elda Laho, as Pantesilena Jaho, as Enada Hoxha dhe askush që do marrë pjesë në këtë koncert nuk do paguhet. “Të gjitha ne kemi ardhur me kosto zero”, tha Ermonela që në fund falënderoi gjithë njerëzit që blenë biletat. Ky është ndër të rrallët event bamirësie që nuk shpërndau ftesa. Biletat me çmim 50-70 euro u shitën në kohë rekord dhe i gjithë publiku ka paguar.

Koncerti nis sot në orën 19:00 në “Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodokse”.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije

http://www.tiranapost.al/ermonela-jaho-vjen-ne-tirane-per-nje-koncert-bamiresie-veliaj-mision-shume-fisnik-per-tetorin-roze/

http://www.tiranapost.al/ermonela-jaho-vuri-standardin-je-minister-kryeminister-kryetar-bashkie-blije-bileten-pra/