Showbiz

Ermonela Jaho anulon koncertin për shkak të problemeve shëndetësore

Ermonela Jaho anulon koncertin për shkak të problemeve

Soprano e famshme shqiptare, Ermonela Jaho, njoftoi se anuloi koncertin Gala, që pritej të mbahej në 17 nëntor, për shkak të problemeve shëndetësore.

Përmes një statusi në “Facebook”, Jaho kërkon ndjesë publike për ata që kishin prerë biletën për të ndjekur koncertin në Baden-Baden, Gjermani.

"Për arsye shëndetësore duhet të tërhiqem nga koncerti Gala në Baden-Baden më 17 Nentor... Ju kërkoj ndjesë të gjithë pjesëmarrësve për çkomoditetin e shkaktuar", shkruan Jaho, ndërsa nuk jep më detaje./ Tiranapost.al