SPORT

Ermir Lenjani rikthehet në kombëtare

Trajneri i kombëtares Xhani De Biazi do të thërrasë në skuadër për dy ndeshjet e muajt qershor, mbrojtësin e majtë të Rennes, Ermir Lenjani.

Edhe pse kaloi një sezon të vështirë në Francë duke u aktivizuar vetëm në një ndeshje për 24 minuta, De Biazi e ka menduar si një alternativë të vlefshme në krahun e majtë të mbrojtjes.

Lenjani nuk është pjesë e kombëtares prej muajit tetor kur Shqipëria luajti ndaj Lihtenshteinit dhe Spanjës.