Showbiz

Ermali fton gruan në emision dhe u kërkon ndjekësve t`i bëjnë pyetje. Atyre u rreh çekani në të njëjtin vend

Ermali fton gruan në emision dhe u kërkon ndjekësve t`i

Ami do të jetë e ftuara më speciale e Xing me Ermalin, meqë i shoqi për të ka rezervuar periudhën më të veçantë, fundvitin. Njoftimin e nxori si përherë në Instagram dhe kërkoi t`i bëjnë pyetje që më pas t`ia lexojë të shoqes. Dhe shumicës i rrihte çekani në të njëjtin vend e më shumë se për Amin, pyetjet kishin lidhje me Ermalin. “Pse e more”, “Si e gjete”, “Kush paguan” e të tjera si këto, ca prej të cilave i gjeni edhe më poshtë.

[caption id="attachment_313351" align="aligncenter" width="348"](Komentet në postimin e Ermalit)[/caption]

[caption id="attachment_313343" align="aligncenter" width="919"](Postimi i Ermalit në Instagram)[/caption]

“Këtë vit e mbyll Xingun me të ftuarën më speciale që kemi pasur ndonjëherë...Bëj një pyetje për shpirtin tim @amardatoska dhe pyetja do lexohet bashkë me emrin tend. Kujdes kur shkruani se do i kontrolloj vetë komentet?”, shkruante Ermali në status po as këto fjalë të bukura s`i mjaftuan ndjekësve për të qenë më dashamirës. Ai e dinte mirë ç`do shkruanin ndaj dhe i paralajmëroi.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.